Qeveria e futbollit Europian, UEFA pezulloi Shqipėrinė pėr shkak tė ndėrhyrjeve politike tė shtetit shqiptar nė autonominė e Federatės Shqiptare tė Futbollit. Nė komunikatėn e FIFA-s, thuhej se administrata e FIFA-s do tė ndjekė nga afėr zhvillimet diplomatike nė lidhje me njė aderim tė mundshėm tė Kosovės.
AUDITIMI
Pas kėmbėnguljes sė pėrsėritur tė Ministrisė sė Turizimit, Kulturės, Rinisė e Sporteve pėr tė kryer auditimin nė institucionin mė tė lartė tė futbollit shqiptar, kontroll qė u kundėrshtua mė forcė nga FIFA dhe UEFA.
KUNDĖRSHTIMI
Ministri i Sporteve, Ylli Pango firmosi pak kohė mė parė statutin e FSHF-sė, por duke bėrė disa ndryshime tė cilat u konsideruan tė pa pranueshme nga FIFA dhe UEFA. Marrėveshja e shumėkėrkuar nga kėto dy organizma midis qeverisė shqiptare dhe FSHF nuk u arrit asnjėherė, pasi ministria e Sporteve nuk ka pranuar tė njohė pavarėsinė e FSHF-sė.
HERA E DYTE
Kjo ėshtė hera e dytė brenda 15 viteve qė Federata Shqiptare e Futbollit pezullohet nga aktivitet ndėrkombėtare. Pas kėtij vendimi nėse qeveria shqiptare nuk do tė tėrhiqet nga qėndrimi i saj, atėherė Shqipėria nuk do tė luajė asnjė ndeshje ndėrkombėtare.
NDESHJE NDERKOMBETARE
Shqipėria ndodhet nė grupin 1 eliminator tė Kampionatin Botėror Afrika 2010, sė bashku edhe me Suedinė, Portugalinė, Danimarkėn, Hungarinė e Maltėn. Edhe ekipet shqiptare nuk do tė kenė asnjė mundėsi tė luajnė nė kompeticionet ndėrkombėtare si Liga e Kampioneve, Kupa UEFA apo Kupa Intertoto.